SUPER SPEKTAKËL ME YJE SHQIPTARE​

Të nderuar miq të komunitetit Shqiptarët në BC,

Me krenari kombëtare dhe zemër plot emocion, ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje historike dhe madhështore për të festuar DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS!

15 Shkurt 2026

 Një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë!


Përgatituni për një festë të paparë më parë, nën ritmet e muzikës shqiptare që na bashkon, na ngre në këmbë dhe na bën të ndihemi krenarë për rrënjët tona! Në skenë do të ngjiten këngëtarë me famë nga Kosova dhe përtej kufijve, Afedita Demaku dhe Gazi Musliu te shoqeruar nga muzikanti Mehmet Shemshedini, për t’ju dhuruar emocione, energji dhe atmosferë që vetëm shqiptarët dinë ta krijojnë! Le ta festojmë së bashku lirinë, identitetin dhe unitetin tonë kombëtar. Merrni familjen, miqtë dhe flamujte blu & kuq e zi – kjo është nata jonë! Ejani të festojmë si shqiptarë, me zemër, me shpirt dhe me krenari!

Ju presim për një natë që do të na bëjë të gjithë NJË ZË, NJË KOMB, NJË FESTË

Riverside Banquet Hall Event 
 1232 Burdette St, Richmond, BC V6V 2Z2
 Tickets:
Adults: $120
Children: $60
E-transfer: eaglesland.bc@outlook.com
Contact:
Holta Hoxhaj: 778-325-8372
Estref Resuli: 778-868-4140
Ardita Fishta: 605-588-9031

Ju presim për një natë që do të na bëjë të gjithë NJË ZË, NJË KOMB, NJË FESTË